Lajm i mirë për Barcelonën, Dembele kthehet nga lëndimi

Barcelona do të kthehet në aksion në La Ligë këtë të diele, kur do të përballet me Athletic Bilbaon. Trajneri Ernesto Valverde e ka marrë një lajm të mirë para kësaj ndeshjeje, pasi që Ousmane Dembele është kthyer nga lëndimi i tij.

21-vjeçari kishte ushtruar me pjesën tjetër të skuadrës së Barcelonës të martën, para El Clasicos, megjithatë nuk ishte i gatshëm që të luante në atë ndeshje, kundër Real Madridit, transmeton Gazeta Express.

Dembele e ka kaluar këtë sezon shumë më mirë sesa të parin me Barcelonën, edhe pse ai nuk ka qenë në dispozicion për ndeshje që nga lëndimi që e pësoi më 20 janar, në ndeshjen kundër Leganes.

Ky lajm do ta gëzojë mjaft shumë Valverden pasi që opsionet e tij për fazën e sulmit janë të limituara, veçanërisht nëse Lionel Messi nuk do të jetë i gatshëm të luajë as në ndeshjen e radhës, për shkak të lëndimit në xhiron e fundit të La Ligës, kundër Valencias.

Dembele e ka fituar një vend më të rëndësishëm në skuadrën e Barcelonës gjatë kohës së fundit, pasi që sezonin nuk e kishte nisur në mënyrën më të mirë të mundshme. Ai pati disa probleme disiplinore dhe drejtuesit e klubit fillimisht besonin se huazimi në ndonjë klub tjetër mund të jetë zgjidhja më e mirë për këtë problem.

Por, gjatë kohës së fundit, ka pasur një ndryshim të plotë në mënyrën si lojtari është sjellë. Ai ka arritur ta formojë një partneritet mjaft të mirë me Messin dhe Luis Suarezin


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu