Lampard: Futbollistët në këtë moment kanë mungesë të vetbesimit

Skuadra e Çellsit pësoi humbjen e tretë në Premier Ligë nën drejtimin e Frank Lampardit, teksa “Blutë e Londrës” u mposhtën nga Brentford me shifrat 0-2. Një rezultat zhgënjyes që shkaktoi dëshpërim tek tifozeria në “Stemford Brixh”, e cila nuk ngurroi të kontestonte lojtarët në fushë duke e bërë edhe më të rëndë situatën. Pas sfidës, trajneri Lampard ishte në krahun e tifozëve duke theksuar se ata kanë të drejtë pasi në 20 vitet e fundit janë mësuar me lavdi. Nga ana tjetër, Lampard e pranoi se lojtarët në fushë janë duke vuajtur mungesën e vetëbesimit dhe kjo e bën të vështirë që skuadra të fitojë ndeshjet.

Jam shumë dakord dhe nuk kam asgjë kundër fansave që kontestojnë skuadrën. Një tifoz i Çellsit është mësuar me lavdi në këto 20 vitet e fundit dhe e ka të vështirë ta pranojë situatën aktuale. Unë nuk kam asnjë problem nëse lojtarët vërshëllehen në fushë, por më duhet t’i mbroj pak futbollistët.

Ata janë të rinj dhe duan të bëjnë mirë, por në këtë moment kanë mungesë vetëbesimi. Kjo e bën shumë të vështirë që skuadra të shprehet siç duhet në fushë dhe të fitojë ndeshjet. Dua t’i mbështes lojtarët sepse janë po aq të mërzitur sa edhe tifozët, por tani na duhet të vijojmë me punën në stërvitje dhe të mundohemi që të reagojmë në ndeshjet e fundit të sezonit”, u shpreh Lampard.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu