Latif Arifi: Drejtori i BDI-së gabohet me Ziadin Selën

Latif Arifi nga LR-P i është kundërpërgjigjur analistit politik Artin Spahiut, i cili shpifi ndaj Ziadin Selës, në lidhje me vizitën e tij në Hasanbeg.

Të dish të dallosh fatkeqësinë kur duhet të jesh pranë popullit tënd, dhe fatkeqësinë kur e shndërron në sulm përmes gjoja konstatimeve ndaj oponentit politik, në radhë të parë janë dy gjëra të kundërta! Kjo shoqëri do errësohet gjithnjë e më shumë falë pseudoanalistave të tipit Artin Spahiu, pasi një drejtor si ky i BDI-së nuk mund qytetari ta besojë kaq lehtë e aq më pak t’i besojë konstatimeve të tij që nuk ngrenë asnjë provë reale! Vardisjet e tilla kanë revoltë, që i ziejnë nga brenda dështimi pas çdo dështimi, dhe sulmin e konsumuar e kanë armë të fundit për ta hedhur tutje! Ziadin Sela është lider i edukuar, që përherë është ndodhur në momente të vështirë pranë popullit të tij, këtë e vërteton prania e tij në “Lagjen e Trimave”, kur Ali Ahmeti e ndezi zjarr. I vetmi që hyri në mesin e atij zjarri për të qenë pranë popullit në ato momente të vështira ishte Ziadin Sela. Krejt në fund, Sela ishte dhe do jetë, jo vetëm për fatkeqsinë që e godet ky pushtet popullin e tij, por dhe për të gjitha situatat tjera që do e diktojë qoftë pushteti ose katastrofat natyrore! Këtu është dallimi mes një lideri politik dhe një argati të pushtetit si puna e Artin Spahiut. (INA)


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu