Laura Fazliu fiton medaljen e artë në Budapest, e mposhtë japonezen me IPPON

Xhudistja kosovare, Laura Fazliu ka fituar medaljen e artë në Masters në Budapest të Hungarisë.

Fazliu në kategorinë -63 kilogramë mposhti me IPPON kundërshtaren, Miku Takaichi nga Japonia në finale, shkruan LIG Sport.

Laura Fazliu e kishte nisur garën duke mposhtur xhudisten rumune, Florentina Ivanescu, pastaj izraeliten Karem Primo dhe çeken Renata Zachova.

Në zonën e finaleve, xhudistja “Dardane” mposhti dy garueset nga Japonia. Fillimisht Megumi Horikawa dhe më pas në finale Miku Takaichi.

Kjo ishte medalja e parë e artë e Kosovës në këtë turne që po mbahet në Budapest.

Kujtojmë që dje gjatë ditës, Distrie Krasniqi arriti të fitojë medaljen e argjendtë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu