Lavrov: NATO nuk dëshiron të përmirësojë raportet me Rusinë

Shefi i diplomacisë ruse, Sergej Lavrov deklaroi se Rusia nuk ka dashur që tërësisht t’i ndërpresë marrëdhëniet diplomatike me Ukrainën, raporton Anadolu Agency (AA).

Ministri rus i Punëve të Jashtme dhe homologu i tij gjerman, Frank Walter Steinmeier ishin të pranishëm në hapjen e shkollës verore ruso-gjermane në një universitet në qytetin rus Ekaterinburg.

Në fjalën para të pranishmëve, Lavrov u përqendrua në valën e re te tensioneve mes Rusisë dhe Ukrainës, dhe shprehu mendimin se në situatën e tanishme nuk ka nevojë për ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve, por se është opsioni i fundit para të cilit doemos duhet që me veprime të matura të normalizohet situata.

Duke theksuar se pas mosuksesit të politikës së Perëndimit në Ukrainë, Perëndimi tenton që fajin t’ia hedhë Rusisë, Lavrov tha se nuk respektohen propozimet e Rusisë kur është fjala për çështjet e sigurisë në Evropë. /InfoShqip.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu