LDK marrëveshje koalicioni me këtë parti politike?

Partia e Drejtësisë ka arritur marrëveshje koalicioni me Lidhjen Demokratike të Kosovës për zgjedhjet e 7 qershorit 2026, duke e cilësuar këtë zhvillim si një hap të rëndësishëm drejt forcimit të stabilitetit politik dhe rikthimit të besimit qytetar në institucionet e Republikës së Kosovës.

Partia e Drejtësisë theksoi se kjo marrëveshje nuk përfaqëson vetëm një bashkim elektoral, por një angazhim të përbashkët për rritjen e bashkëpunimit politik, dialogut institucional dhe përgjegjësisë shtetërore në vend.

“Ky nuk është vetëm një bashkim elektoral, por një angazhim për krijimin e një fryme të re bashkëpunimi politik, dialogu institucional dhe mobilizimi të potencialeve më të mira profesionale e kombëtare në shërbim të qytetarëve dhe të shtetit”, theksoi PD./INA/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu