Legjenda e Man Unitedit: Dua që titullin e Premierligës ta fitojë Manchester City dhe jo Liverpooli

Ish-qendërmbrojtësi legjendar i Manchester Unitedit, Rio Ferdinand, dëshiron që rivali i qytetit, Manchester City, ta fitojë titullin e Premierligës këtë sezon e jo Liverpooli.

Me vetëm edhe dy muaj të mbetur të kësaj gare, Liverpooli e kryeson tabelën e Premierligës, me dy pikë më shumë se Manchester City. Megjithatë, skuadra e Jurgen Kloppit e ka zhvilluar një ndeshje më shumë, transmeton Gazeta Express.

Liverpooli është në kërkim të titullit të parë të Premierligës pas 29 ditësh, por ecuria jo edhe aq e mirë që nga fillimi i vitit të ri ka bërë që skuadra e Jurgen Kloppit ta shpërdorojë epërsinë prej shtatë pikësh ndaj Manchester Cityt.

Përkundër formës së tyre, Liverpooli i ka ndeshjet e mbetura në Premierligë më të lehta për t’i fituar, të paktën në letër, në krahasim me Manchester Cityn.

Megjithatë, Ferdinandi po shpreson se rivali i qytetit të ish-klubit të tij do të triumfojë në këtë garë.

“Ky është skenari më i keq i mundshëm për një tifoz të Manchester Unitedit ose për dikë që ka luajtur më parë për këtë klub. Situata do të ishte më pak e keqe nëse Manchester City do ta fitonte titullin”, ka thënë Ferdinand.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here