Letra ku Trump i shkruan Erdoganit: “Mos u bëj budalla”

“Mos u bëj budalla!”, kështu shkruan presidenti amerikan Donald Trump në një letër drejtuar homologut të tij turk, Rexhep Taip Erdogan. Kjo letër u zbulua nga gazetarja amerikane e Fox News, Trish Regan. Në letër kërkohet që Erdogan të arrijë një pakt me kurdët e Sirisë, ose historia do ta ndëshkonte si “djall” dhe SHBA-të do ta shkatërronin ekonominë e Turqisë.

“Mos bëj të fortin. Mos u bëj budalla”, i shkruan Trump presidentit turk. “Jam munduar shumë që t’i zgjidh disa probleme tuajat. Mos e zhgënje gjithë botën. Mund të arrish një marrëveshje shumë të mirë. S’do të duash të jesh përgjegjës për vrasjen e mijëra njerëzve. Dhe unë s’dua të jem përgjegjës për shkatërrimin e ekonomisë turke. Dhe kam për ta bërë”, ka shkruar me tone të ashpra, Trump në letrën e shkruar më 9 Tetor, të publikuar nga Fox News këtë të mërkurë.

Sipas letrës së Trump, gjenerali kurd, Mazllum Kobani do të ishte i gatshëm të bënte lëshime që nuk do t’i kishin bërë kurrë më parë. Pasi Amerika vendosi të largohet nga Siria veriore, ku kishte bashkëpunuar prej kohësh me forcat kurde kundër ISIS-it, duke u garantuar mbrojtje nga Turqia, presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan, ndërmori një fushatë ushtarake kundër forcave kurde.

Por, pas kësaj, Trump ka premtuar të vendosë sanksione të ashpra kundër Turqisë, nëse nuk arrihet një armëpushim.

FOTO:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu