Lika: Zbulimi i eshtrave në Zajaz, një tradhti “e bukur” e Ali Ahmetit

Mentor Lika, në një tekst të vetin autorial, ka kritikuar dhe ka ngritur disa dyshime lidhur me varrezën masive të zbuluar në Zajaz.

Në vazhdim ju sjellim një pjesë të komentit të autorit Mentor Lika:

 Në një pjesë të tokës së Zajazit kanë qenë të varrosur gjashtëdhjetë shqiptarë të masakruar nga serbët. Po ajo tokë a ka pasur pronar të vetin. Pa dyshim që ka pasur pronarin, i cili, duke ua lëshuar hapësirën kriminelëve serbë për t’i varrosur shqiptarët, në fakt ka dëshmuar lojalitetin e vet prej tradhtari karshi mbretërisë serbe. Le të shpresohet se oborri i Ali Ahmetit nuk ka qenë pronë e të parëve të tij prej të cilëve e ka trashëguar, bashkë me krimin dhe me sekretin e të parëve të tij. Le të shpresohet se bashkëpunëtori i kriminelëve serbë nuk mund të jetonte në një shtëpi oborri i të cilit tashmë ishte shndërruar në varrezë masive ndaj dhe do të vendosë që ta shesë! Ata që e kanë blerë duhet të jenë të parët e Ali Ahmetit, të cilët pastaj kanë qenë të porositur që ta fshehin deri në vdekje faktin që aty gjendet një varrezë masive.

Nuk ka fije dyshimi se kjo histori është përcjellë brez pas brezi, nuk ka kurrfarë dyshimi se ky trishtim është përcjellë brez pas brezi, nuk ka kurrfarë dyshimi që rastësisht nuk mund të zbulohet një varrezë masive porse vetëm përmes fakteve dhe njohurive paraprake, të trashëguara brez pas brezi.

Prandaj, ky “zbulim” i Ali Ahmetit më tepër përceptohet si tradhëti, si shkelje e besës së dhënë nga të parët para oficerëve të mbretërisë serbe, mbi të gjitha, si ndërgjegjësim dhe si ikje nga një barrë e rëndë kriminele të papërballueshmë nga gjeneratat e reja të oborrit të varrezës masive. Kjo ndjenjë e shfajësimit mund të shpërthejë nga thellësia e një subkoshience të paimagjinueshme nga njeriu, mund të lëvizet nga mutacioni i ndonjë geni të gatshëm për ta tradhëtuar një gjest të paraardhësve kriminelë. Nuk është rezultat i ndonjë guximi patriotik por, thjesht, si një veprim i padëshirueshëm i motivuar nga nevoja e madhe e shfajësimit.

Ali Ahmeti e “zbuloi” tani këtë varrezë masive në oborrin e vet për ta heshtur faktin se është prijës i një klani mafioz i cili në emër të patriotizmit e shuan dhe e ngulfat nacionalizmin shqiptar historikisht të shëndoshë. Me këtë “zbulim” Ali Ahmeti dëshiron që të tregojë se është lider në oborrin e të cilit është gjetur varreza masive e gjashtëdhjuetë shqiptarëve të masakruar nga serbët kriminelë. Një tradhëti “e bukur” e Ali Ahmetit, kështu do të ngelë në analet e historisë ky “zbulim” i liderit aktual të BDI-së.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu