Lirohet nga burgu hoxhë Shukri Aliu, i dënuar për shkak të protestave kundër Monstrës

I dyshuari, hoxhë Shukri Aliu i cili u arrestua si i implikuar në vrasjen e pesëfishtë në fshatin Smillkovcë apo siç njihet rasti “Monstra”, dhe i cili u arrestua në Kosovë dhe u ekstradua menjëherë në Maqedoni, siç mëson portali TetovaSot, ai sot është liruar nga burgu i Prilepit.

Sipas Policisë, hoxhë Shukri Aliu u dyshua se qëndron pas protestave dhe trazirave në rrugët e Shkupit pas zhvillimit të aksionit policor “Monstra” dhe si udhëheqës dhe mentor i të dyshuarve të cilët kanë ekzekutuar pesë personat në Smillkovcë.

Ai u arrestuar në Kosovë më 2013 dhe sot pas tre viteve në burg është liruar nga burgu i Prilepit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu