Listat e LSDM-së: Asnjë shqiptarë bartës liste

Diskutime tërë ditën, bisedime, takime dhe lobime – por akoma lista jo përfundimtare për deputetë, e as precizitet të bartësve të tyre. Zoran Zaev, Radmilla Sheqerinska, Oliver Spasovski janë bartës fiks – por në cilën njësi zgjedhore ende nuk është përcaktuar, transmeton FLAKA.info

Rreth tre bartësve të tjerë bëhen konsultime gjithë-ditore, shqiptarë nuk pritet të ketë bartës liste.
Lartë kotojnë Stevo Pendarovski, Renata Deskovska, Lupço Nikollovski, Damjan Mançevski, Petre Shilegov, Goran Sugarveski. Nga LSDM janë decidë se listat përfundimtare do të konkretizohet nesër.

Sipas infomtatave partiake pjesa më e madhe e takimeve është harxhuar për përpilim të listave dhe bartësve, vendet për partnerët e kualiconit, intelektualët dhe të atyre nga Revolucioni larmë. Nga partnerët e kualiconit PLD ka fituar dy, kush do jetë do vendos nesër partia, edhe pse pritet që njëri prej vendeve të rezervohet prë liderin e partisë Goran Milevski, pratia e Tito Petkovskit dy, e kështu me radhë.

Sipas infomacioneve, një pjesë e bartësve të listave për deputetë në 2014-tën është e mundur mos gjenden aspak në lista. Pritet gjithçka të konkretizohet në kongresin e nesër partiak.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu