Loreen nga Suedia është gruaja e parë që fitoi dy herë Eurovision

Loreen nga Suedia është shpallur mbrëmjne e djeshme fituese e Eurovision Song Contest në Liverpool.

Këngëtarja, e cila triumfoi më parë në vitin 2012, hyri në histori si gruaja e parë dhe personi i dytë, që fitoi dy herë konkursin.

Ajo mblodhi gjithsej 583 pikë pasi u bashkuan votat e publikut dhe jurisë, duke mposhtur ngushtë Finlandën, e cila mblodhi plot 526 pikë.

Pasi u shpall fituese në “M&S Bank Arena”, Loreen u rikthye në skenë dhe iu dorëzua trofeu nga fituesit e vitit të kaluar, grupi Kalush Orchestra nga Ukraina.

“Jam shumë e lumtur dhe u jam mirënjohëse”
, tha ajo pasi pranoi çmimin.

Teksa iu drejtua turmës, ajo shtoi: “Faleminderit për këtë, kjo është për ju”.

Fitorja e saj do të thotë se barazohet me rekordin e mbajtur nga këngëtari irlandez, Johnny Logan, i cili triumfoi në konkurs në 1980 dhe 1987.

Shqipëria ndërkaq u rendit në vendin e 22-të në Eurovision me gjithsej 76 vota.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu