LSDM caktoi ministrin e Financave dhe zv/ministrat e rinj në Qeveri, Zaev publikoi emrat

LSDM ka caktuar emrat e ministrit të financave si dhe të zëvendësministrave, për të plotësuar vendet vakante në Qeveri.

Kryeministri Zoran Zaev pas mbledhjes së mbrëmshme të Këshilli Qendror të LSDM-së ka njoftuar se që nga dita e sotme do të paraqesë propozim deri në Kuvend me ndryshimet e reja në ekzekutiv.

Zaev njoftoi se si ministre të re të Financave do të propozon Nina Angellovskën, ndërsa si zv/ministër i Arsimit do të propozohet Elizabeta Naumovska.

Zv/ministri aktual i Ekonomisë Kire Naumov do të drejtoj Bankën për Zvillim ndërsa Kire Kolemishevski do të jetë zv/ministri i ri i Ekonomisë.

Nexhat Mehmedoviç do të jetë zv/ministër për Sistem Politik.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu