LSDM-ja dënon fërshëllimat ndaj hymnit maqedonas në ndeshjen Shqipëri-Maqedoni

Partia opozitare maeqedonase LSDM ka reaguar ashpër për ndeshjen e futbollit në mes të Shqipërisë dhe Maqedonisë, ndeshje e cila u anulua për shkak të motit të ligë, dhe u prolongua për sot, ndeshje e cila mbaroi me fitore të kombëtares shqiptare

Përmes këtij reagimi, LSDM-ja dënon ashpër fërshëllimin e hymnit të Maqedonisë nga tifozët që gjendeshin në stadiumin ”Loro Boriçi” në Shkodër duke mos lënë të dëgjohej fare hymni i kombëtares maqedonase.

Kjo parti pret që nënçmimet e ulëta të mbrëmshme të grupeve të tifozëve të ndëshkohen nga Federata e Futbollit të Shqipërisë dhe nga UEFA.

LSDM-ja apelon për shpirt sportist, respekt, solidaritet dhe ”fair play”, duke theksuar se ndeshjet sportive duhet të mbeten fushë për nxitje të miqësisë mes dy vendeve fqinje./zhurnal


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu