LSDM-ja dhe Bashkimi Demokratik, më afër koalicionit?

LSDM-ja dhe BD-ja për çdo ditë e më shumë komunikojnë se afrojnë qëndrimet e tyre për formimin e shumicës parlamentare dhe Qeverisë së re. Përderisa përfaqësuesit e të dy partive takohen larg opinionit, Alsat mëson se prej nesër pritet që takimet të intensifikohen, ndërsa deri në mes të javës që vjen të ketë edhe marrëveshje preliminare mes këtyre dy subjekteve politike. Edhe pse nuk shfaqen para mediave, në kumtesat e saj LSDM-ja thotë se të dyja palët pajtohen plotësisht në shumicën e çështjeve rreth qeverisjes së re.

LSDM:

“Në bisedime me partinë politike Bashkimi Demokratik pajtohemi plotësisht për respektimin e Marrëveshjes së Prespës me Greqinë, Marrëveshjen për miqësi, fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim me Bullgarinë dhe Marrëveshjen kornizë të Ohrit. Jemi të përkushtuar për kohezion social, shoqëri të fuqishme dhe tolerante, sundimin e së drejtës dhe pajtohemi që t’u kundërvihemi të gjitha formave të nacionalizmit dhe urrejtjes. Bisedojmë se programi i përbashkët eventual i Qeverisë patjetër të jetë në harmoni me Kushtetutën, ligjet dhe programet zgjedhore të LSDM-së dhe Bashkimit Demokratik”.

Përderisa nga LSDM, vazhdimisht njoftojnë përmes kumtesave, në Bashkim Demokratiksundon heshtje e plotë rreth negociatave, duke mos komentuar takimet dhe temat e bisedimeve. Ndërsa nga Koalicioni Aleanca për Shqiptarët – Alternativa, përsërisin qëndrimin se janë në kontakt me të gjitha partitë politike. Shtojnë se në fillim të javës së ardhshme do të marrin vendimet përfundimtare.

Koalicioni ASH-AAA:

“Për momentin kemi kontakte me të gjitha palët. Në fillim të javës së ardhshme pritet që të marrim vendime të prera për të gjitha çështjet rreth koalicionimeve, për tryezën e përbashkët të liderëve dhe pjesëmarrjen tonë në Qeveri”.

Edhe nga VMRO-DPMNE vazhdojnë të potencojnë se janë në kontakt me të gjitha partitë politike, pa dhënë detaje rreth takimeve eventuale.

“Punojmë në sigurimin e shumicës në Kuvend. Lidhur me takimet me partitë shqiptare në momentin kur do të realizohen, respektivisht kur do të duhet të sigurohen, ne do ta njoftojmë opinionin. Nuk do të hyja në detaje”-tha Dimçe Arsovski, VMRO-DPMNE.”

Deri të premten partia e cila ka siguruar shumicë parlamentare, duhet ta njoftojnë presidentin e shtetit Stevo Pendarovski, ndërsa ky i fundit duhet ti japë mandatin për formimin e Qeverisë së re.

data-full-width-responsive="true">

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu