LSDM: Kryetarët e komunave të VMRO-DPMNE-së kanë dështuar plotësisht, nuk ka projekte, por vetëm borxhe të reja

Kryetarët e VMRO-DPMNE-së kanë dështuar plotësisht, praktimi i qeverisjes lokale nga ana e tyre është reduktuar në papërgjegjësi, paaftësi, nepotizëm, thuhet në komunikatën e LSDM-së.

Në vend të projekteve, qytetarët marrin vetëm borxhe të reja dhe shërbime më të shtrenjta lokale.

Shërbime më të shtrenjta komunale, ujë dhe parking paguajnë qytetarët e komunës së Prilepit, shërbimet komunale janë rritur edhe në Gjevgjeli, Manastir, Veles, Radovish, Zërnovcë, Ohër dhe në komunat tjera të menaxhuara nga VMRO-DPMNE.

Në komunën e Shtipit është rritur tatimi i shitjes, transporti me taksi dhe tarifa për mbeturinat.

Njëkohësisht me obligacionet komunale për shuma milionëshe, po i fusin në borxhe komunat që konsiderohen si më të qëndrueshme financiarisht.

Prilepi dhe Gjevgjelia janë të fundit në vargun e komunave të udhëhequra nga VMRO-DPMNE, të cilat në afat më të gjatë po i fusin në borxh qytetarët.

Në kohën e krizës së madhe ekonomike kur Qeveria e udhëhequr nga LSDM-ja zvogëlon çmimet për t’ua lehtësuar jetën qytetarëve, kryetarët e komunave nga VMRO-DPMNE, të udhëhequr nga “shpic kryetari i komunës” Hristijan Mickoski, godasin xhepat e qytetarëve.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu