LSDM: Në shtator pensioni do të rritet për 1200 denarë

LSDM, përmes Qeverisë dhe shumicës parlamentare vazhdon të kujdeset për të gjitha kategoritë e qytetarëve, tha në një konferencë për media deputetja e LSDM-së, Sanela Shkrijelj.

Ajo shtoi se sipas vlerësimeve, pensionet do të rriten për rreth shtatë për qind, që do të thotë se pensioni mesatar në mars të këtij viti do të rritet për mbi 1200 denarë.

“Nga ky muaj paga minimale sërish po rritet dhe do të arrijë në 20.175 denarë, gjegjësisht mbi 2.000 denarë më shumë se paga minimale e mëparshme, e cila ishte 18.000 denarë. Sipas metodologjisë së barazimit të pensioneve, nga ky muaj do të rriten pensionet për 330 mijë pensionistë” – tha Sanella Shkrijelj, deputetja e LSDM-së.

Pas vendimit të fundit për ngrirjen e çmimit të bukës së bardhë dhe gjysmë të bardhë, në ditët në vijim do të ketë ulje të ndjeshme të çmimeve edhe të produkteve të tjera paralajmërojnë nga Qeveria. Çmimi i makaronave ulet për 15 për qind, ndërsa produktet e qumështit ulen për 10 për qind.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu