LSDM: Po të kishte Qeveri të re, sot do të kishte rrogë minimale prej 12.000 denarë

“Po të kishte sot Qeveri të re, ky 1 Maj të gjithë punëtorët do t’i takonte me rrogë minimale prej 12.000 denarë. Dhe ky është vetëm një shembull se çfarë humbin qytetarët për shkak të interesit të një grupi të vogël në krye me Nikola Gruevskmin, i cili tenton dhunshëm të pengoj kalimin e pushtetit”, ka porositur sot paradite LSDM në njoftimin e rregullt, duke thënë se “fakti që për shkak të bllokimeve të VMRO DPMNE-së gati 5 muaj s’mund të formohet Qeveria e re”, ndikon negativisht ndaj stabilitetit të shtetit, por edhe ndaj interesit të qytetarëve.

Nga kjo parti më tej shtojnë se institucionet, të punësuarit në to, të gjithë qytetarët janë të obliguar që të mundësojnë të realizohet vullneti i shumicës gjegjësisht të mbështesin formimin e Qeverisë në një të ardhme të afërt.

“Kryetari i ri i Kuvendit, Talat Xhaferi është zgjedhur nga shumica parlamentare me rrugë ligjore dhe legjitime sipas Rregullores, ligjeve dhe Kushtetutën dhe e ka mbështetjen e faktorit ndërkombëtarë. Vullneti i shumicës prej 700.000 qytetarëve, që u shpreh në zgjedhjet e besueshme filloi të realizohet me emërimin e kryesuesit të ri të Parlamentit ndërsa do të vazhdojë me formimin e qeverisë së re reformuese, gjithashtu sipas Rregullores, ligjeve dhe Kushtetutës. Porositim se askush nuk guxon të mendoj që të bllokojë punën e kryetarit të sapozgjedhur të Kuvendit dhe formimin e Qeverisë së re, që është vepër e rëndë penale kundër- kushtetuese, që dënohet me ligj”, thuhet në njoftimin e LSDM-së.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu