Lufta e “Grupit të Musës” ndaj Ali Ahmetit është e vërtet, e thotë vetë Ahmeti (VIDEO)

Lufta e “Grupit të Musës” ndaj Ali Ahmetit është e vërtet, e thotë vetë Ahmeti në një tubim me biznesmenët në Tetovë.

“Ka shumë e thashe thana, jo jo këtë Ali Ahmeti e bën. O vllazën, Ali Ahmeti politikë me standarde të dyfishta nuk punon. Unë nuk jam njeriu që ndryshe mendoj, ndryshe të flas e ndryshe të punoj sepse kjo është hipokrizi. Besoj se kam dhënë prova për 40 vjet që unë hipokrit nuk jam, çka e kam e kam drejtpërsëdrejti, a është i imi, a është i huaj. Ja kam thënë Cërvenkovsit, Gruevskit, Zaevi, NATO dhe BE-së, unë jam ky që jam si në televizor si në telefon edhe në komunikim me njerëzit. Nuk ka të bëje, Ali Ahmeti këtë strategji e bën ti shohe kush janë me armiqtë e brendshëm të jashtmit, asgjë të vërtet nuk ka në këtë drejtim. Situata është kjo që është, e kanë gabim hecni te shpia” u shpreh Ahmeti në pyetjen lidhur me problemet që krijon “Grupi i Musës”.

Ndryshe nesër Musa Xhaferi bashkë me Izet Mexhitin do ti shpalin luftën e parë hapur Ali Ahmetit në Kërçovë ku do ta sfidojnë edhe në vendlindje për tia marrë fuqinë e një shqiptari të madh duke bashkëpunuar me shërbime të ndryshme.

Video:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu