Luiza Gega bën mrekullinë, renditet e teta në botë edhe pse e dëmtuar

Në Botërorin e Atletikës që po zhvillohet në Budapest, kampionia e Europës, Luiza Gega arriti të renditej në vendin e tetë në finalen e 3000 metrave me pengesa.

Kampoionia shqiptare nuk u dorëzua dhe mori pjesën në garën finale edhe pse me probleme të mëdha muskulare.

Me kohën 9.10.87, Gega arriti të bënte një paraqitje shumë pozitive mes 15 finalistëve në këtë botëror që për të nisi me lajmin e keq të dëmtimit por ajo arriti të kualifikohej në finale.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu