Luizi i bashkohet PS-së? Çfarë ka diskutuar me Ramën në tryezë?

Menjeherë pas fitores në zgjedhjet lokale të 14 majit, kryeministri Edi Rama i është rikthyer podcast-eve.

Ka qenë pikërisht ai që ka zbuluar të ftuarit e radhës, të cilët kanë marrë jo pak vëmendje kohët e fundit.

Luiz Ejlli dhe Benet Beci do të jenë dy të ftuarit shkodranë të kryeministrit Rama në episodin e radhës.

I pari vetëm pak kohë më parë u shpall fitues i edicionit të dytë të Big Brother VIP, teksa Beci fitoi Bashkinë e Shkodrës në 14 maj.

Kujtojmë që Ejlli e kishte përmendur Becin gjatë kohës që në shtëpinë e BB VIP, si një nga njerëzit që e kishin ndihmuar në momente të vështira.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu