Lushaku: S’ka dorëheqje nga LDK, po frikësohen nga bashkimi i së djathtës

Jehona Lushaku Sadriu, nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka thënë se ka nisur ‘’një fushatë e paturpshme’’ kundër LDK’së, ku fabrikohen postera në gjuhën serbe.

Sadriu, ka thënë se ata që e ‘’sollën vendin në kriza politike’’, po tentojnë ‘dështimin’’ ta mbulojnë me propagandë.

Postimi:

“FRIKA NGA NJË LDK E FORTË

Një fushatë e paturpshme ka nisur në mesnatën e mbrëmshme kundër LDK-së. Fabrikim i posterëve në gjuhë serbe, fabrikim i dorëheqjeve e fyerje me mesazhe intimiduese ndaj anëtarëve të LDK-së. Krejt kjo është dëshmi e frikës së madhe që ekziston nga bashkimi i së djathtës rreth LDK-së e rritja e saj.

Kur nuk kanë argumente, shpifin, dhe kur nuk kanë mbështetje, fabrikojnë përçarje që nuk ekzistojnë. Nuk ka dorëheqje nga LDK, por ka vetëm një të vërtetë që i tremb: bashkimi i së djathtës po bëhet realitet.

Ata që e sollën vendin në kriza politike, në panik, tentojnë ta mbulojnë dështimin me propagandë të ultë.

Kosova ka nevojë për një bashkim të së djathtës; një vizioni zhvillimor e patriotik; një shpëtim të vendit tonë nga krizat!

Prandaj sa më shumë sulme, aq më i madh bashkimi.”


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu