Magjistari Zidan, rikthen Realin te fitorja (VIDEO)

Ndeshja e sotme përballë Celta Vigo ishte ndeshje e parë për të rikthyerin në stolin e Realit Zinedin Zidane.

Nuk kishte si të ndodhte ndryshe në Bernabeu, Realin rikthehet të zbavisë tifozët që si rrallë herë kishin mbushur shkallët e stadiumit edhe psë këtë herë ishte një ndeshje pa shumë vlerë përsa i përket objektivave të Realit.

Sapo doli formacioni u duk se Zidane nuk kishte heuqr dorë nga legjionarët e tij ku në portë u kthye Navas në mbrojtje Marecelo në mesfushë Isco dhe në sulm Bale.

Ndeshje në 30 minutat e parë kishte një ritëm të ngadaltë ku rastin më të mirë e pati Celta por Navas reagoi në një mënyrë të shkëlqyer.

15 minutat e fundit të pjesës së parë do të rezervonin më shumë raste ku Reali i afrohet disa herë golit me Bale dhe Kroos por 45 minutat do të mbylleshin me rezultatin 0-0.

Pjesa e dytë do të niste me një Real qee kishte një marsh më shumë se Celta ku në minutën e 57 Luka Modriç do ta dërgonte topin në rrjetë por VAR e anullon goli pasi Varane ndodhej në pozicion jashtë lojë edhe psë nuk preku topin.

Por vetëm 5 minuta me vonë do të ishte Isco Alarcon në ndeshjen e parë si titullar shënon golin e parë në minutën e 62 pasi disa kombinimeve shumë të bukura me Marcelo e Benzema.

Në minutën e 77’ do të vinte edhe një gol tjetër si pasojë e kombinimeve Marcelo-Bale me këtë të fundit që tund rrjetën.

Rezultati i pastër 2-0 do të ishte rezultati final i kësaj ndeshje duke rikthyer buzëqeshjen dhe duartrokitjet e tifozëve. /albeu.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu