Majlinda Kelmendi bën historinë, i siguron medaljen e parë Kosovës

Majlinda Kelmendi është kualifikuar në finale në Lojërat Olimpike në Rio.

Xhudistja kosovare në gjysmëfinale e ka mposhtur japonezen, Misato Nakamura, pas një lufte tepër të fortë, falë një kartoni të kundërshtares.

Në finale do të ballafaqohet me italianen Odete Giuffrida, e cila në gjysmëfinale e mposhti kinezen Ma Yingnan.

Tashmë Majlinda ia ka siguruar medaljen e parë në histori Kosovës, por gjithsesi se synimi i saj është medalja e artë, në mënyrë që të intonohet himni i Kosovës në Rio dhe të valojë flamuri i shtetit tonë.

Të shpresojmë se edhe në finale Majlinda do të shkëlqejë dhe do ta realizojë ëndrrën e saj dhe të gjithë shqiptarëve.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu