Maqedonasja ironizon me shqiptarët, doktoraturë për “shiptarologji”

Iva VišeMirska është një profil në facebook me ironinë e saj thumbuese poston një dokument gjoja për mbarimin e doktoraturës në drejtimin siç e shkruan ajo “shiptarologji” dhe që titullin siç shkruan ajo e ka marrë në Bit Pazar.

Ja se çfarë shkruan ajo përmes një postimi thumbues ku shqiptarët i quan “shiptari”:

“Ju njoftoj se sot mbrojta me sukses disertacionin e doktoraturës! Njëkohësisht, ju ftoj të gjithëve ta festojmë këtë eveniment së bashku, gjatë gjithë ditës…
Me atë, u realizua dëshira ime e madhe prej kohësh për t’u bërë më në fund Doktor i Shkencave.
Kam 44 vjet që përgatis disertacionin e doktoraturës, më saktë që nga mosha 6 vjeçare, kur fillova të lëviz endem në Bit Pazar. Me sukses iu përgjigja pyetjeve të një komisioni shumë të rreptë, mes të cilave njëra ishte edhe deklarata e BDI-së, që do të lëshohet pas seancës së sotme.
Nga zemra shpreh mirenjohjen time te madhe per te gjithe shqiptaret qe kam takuar gjate ketyre viteve, te cilet me kane mesuar shume gjera te rendesishme qe i perdor si ne pune ashtu edhe ne jete. Këto janë edhe gjërat që i dallojnë si popull nga ne, maqedonasit. Dua të theksoj këtu dy përfundimet e gjysmë më të rëndësishme nga disertacioni i doktoraturës:
1.
Me shqiptaret meshkuj me te vjeter gjithmone me koken ulur dhe degjoni çfarë kanë për të thënë. Ata dinë më shumë dhe nuk flasin kot. Dëgjoni, mësoni dhe mos u ankoni vetëm. Aspak mos i kundërshtoni. Me shiptarët të moshës tuaj, apo më të ri, mundesh gjithçka të bësh. Mundesh të tallesh në çfarëdo temë, dhe asnjëherë nuk do të kesh problem. Dhe të mbrojnë, sikur të jenë serbë- ndjehesh e mbrojtur kur je me ta- jo sikur nuk je si femër në mesin e maqedonasve…” shkruan ajo.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu