Maqedoni, çmime të reja të derivateve

Me vendimin e fundit të Komisionit rregullatorë për energjetikë i sjellë në fund të muajt maj, benzini është shtrejtuar për një denarë kurse diseli dhe vaji i lehtë për amvisëri për 1.5 denarë.

Çmimi për litër i eurosuper BS-95 kushton 64 denarë, eurosuper BS-98 kushton 66 denarë, eurodizel DEV kushton 50.50 denarë, ekstra vaji për amvisëri El-1 kushton 39 denarë për litër.

Çmimi në shitje me pakicë i mazutit M-1 NS është rrit për 1.130 denarë dhe kushton 26,382 denarë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu