Maqedonia e Veriut nikoqire e stërvitjes ushtarake “Goditje e vendosur”

Në poligonin e armatës “Krivolak” sot do të realizohet Dita për mysafirë të lartë në stërvitjen “Goditje e vendosur” dhe do të prezantohen operacione ofensive të grupit të këmbësorëve të Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut, së bashku me pjesëtarët e Gardës kombëtare të Pensilvanisë.

Siç informojnë nga Ministria e Mbrojtjes, një pjesë e stërvitjeve në Ditën për mysafirë të lartë do të jenë të aviacionit të Armatës dhe aviacioni B-52 nga forcat e armatosura të SHBA-së, forca speciale nga Armata e Republikës së Maqedonisë së Veriut, forcat e armatosura të Shqipërisë, të Bullgarisë dhe të SHBA-së, si dhe mbështetje artilerike nga forcat e armatosura të Lituanisë.

Në ditën për mysafirë të lartë do të marrin pjesë presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, kryeministri Zoran Zaev, zëvendëskryeministrja dhe ministre e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska, ministrja në Qeveri, ud. ambasadorja e SHBA-së Mikaela Shvajcer-Bllum, përfaqësues të lartë ushtarakë dhe civilë të forcave të armatosura dhe ministrja e Mbrojtjes e SHBA-së, e Bullgarisë, e Shqipërisë, e Greqisë dhe NATO, si dhe ambasadorë dhe ataeshe ushtarake të akredituar në vend.

Stërvitja “Goditje e vendosur” është më e madhja deri më tani në vend në të cilën janë të përfshirë mbi 2.700 pjesëtarë nga forcat e armatosura nga Maqedonia e Veriut, SHBA-ja, Shqipëria, Bullgaria, Mali i Zi dhe Lituania. Filloi më 5 qershor, ndërsa do të zgjasë deri më 9 korrik.

Aktiviteti stërvitor, është i orientuar ndaj arritjes së interoperabilitetit të pjesëtarëve të forcave të armatosura të vendeve pjesëmarrëse me qëllim të mundësimit të kontribuimit të rritur në operacioneve vijuese dhe të ardhshme nga Aleanca e NATO-s.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu