Maqedonia me një mijë kilogram mbeturina për kokë banori (FOTO)

EUROSTAT ka publikuar listën e vendeve evropiane sa i përket mbeturinave për kokë banori. Të dhënat e statistikës evropiane tregojnë se në Maqedoni një banorë krijon 1000 kilogram mbeturina në vit, ndërsa mesatarja e BE është 1806 kilogramë, shkruan gazeta Koha. Por ajo që mund të thuhet për vendet e rajonit është se në masë të madhe kjo renditje ndër vendet me pak mbeturina i dedikohet fakti se shtetasit e këtyre vendeve mbeturinat i hedhin edhe në forma tjera.

Shqipëria e ka kryesuar këtë herë renditjen evropiane për prodhimin e plehrave për frymë me sasinë më të ulët. Sipas të dhënave të EUROSTAT, Shqipëria prodhon 367 kilogramë plehra për frymë në një vit, që i bie të jetë shumë më pak se ajo e BE-së prej 1806 kilogram. Ndër shtetet e BE-së, Estonia prodhon sasinë më të madhe të mbetjeve për frymë me 9500 kilogram mbi katër herë më shumë se mesatarja BE-së, më pas në radhe vjen Belgjika me mbi 4900 kilogramë për frymë. Prodhimi i plehrave për frymë është një tregues mungesës së zhvillimit, pasi prodhuesi më i madh i mbetjeve është sektori i industrisë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu