Marca: Real Madridi ia ka kumtuar lajmin e hidhur Mbappes

Burime brenda Real Madridit i kanë bërë të ditur Marcas se nuk do të nënshkruajnë me Kylian Mbappen këtë verë.

Ata besojnë se francezi është ‘i burgosur i parave’ dhe nuk besojnë se ai do të shtyjë për largimin e tij.

Lojtari me sa duket dëshiron të qëndrojë në Paris Saint-Germain për sezonin e fundit dhe të mbledhë bonusin e premtuar të besnikërisë prej 90 milionë euro, që mund të shkojë në 250 milionë euro nga detaje të tjera.

Real Madridi tani është i fokusuar në nënshkrimin e një paramarrëveshjeje me 24-vjeçarin më 1 janar. Në këtë mënyrë, superylli do t’i bashkohet bardhezinjve si lojtar i lirë.

Los Blancos kanë ‘pak dëshirë’ të shkojnë për një tjetër sulmues të klasit botëror këtë verë.

Ata preferojnë të kursejnë më shumë para dhe të mos nënshkruajnë me askënd përpara se Mbappe të bashkohet më në fund vitin e ardhshëm.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu