Masa strikte, 200 euro gjobë për ata që ecin me rroba plazhi në rrugët e Budvës

Me anë të një vendimi të ri për rendin komunal, i cili u miratua në seancën e fundit të Kuvendit të Komunës së Budvës në fund të muajit prill, ndalohet ecja me rroba plazhi në zonën e qytetit të vjetër dhe në rrugët e qytetit, përveç në zonën e plazhit.

Sipas këtij vendimi, qytetarët, por dhe turistët që do ta shkelin rregullin do të gjobiten me 200 euro.

Ndalimi, i cili ka hyrë në fuqi, më hollësisht trajtohet në paragrafin 8 të nenit 39 të vendimit, i cili i referohet mbrojtjes së hapësirave publike dhe në tekstin e tij ka një kapitull të veçantë në të cilin janë paraqitur gjobat.

Vendimi në fjalë ka hyrë në fuqi me publikimin në “Gazetën zyrtare” të Malit të Zi. Gjobat janë më rigoroze krahasuar me sanksionet e parashikuara në vendimin e mëparshëm. Inspektorati komunal dhe policia e Budvës janë përgjegjëse për respektimin e kësaj dispozite.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu