Masakra me 8 të vrarë në Serbi, reagon Vuçiç, ja masat urgjente që planifikon të marrë

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka thënë sot se të shtënat në Mlladenovac, ku u vranë 8 persona dhe u plagosën 14 të tjerë, janë sulm ndaj mbarë vendit dhe në emër të gjithë anëtarëve të Qeverisë së Serbisë, ai ka shprehur ngushëllimet e tij për familjet e të vrarëve. Ai gjithashtu tha se sulmi i mbrëmshëm ishte një sulm terrorist.

“Për herë të dytë në 48 orët e fundit duhet të shprehemi, edhe pse çdo fjalë që duam të themi është e vështirë, e tepërt dhe e pamjaftueshme. Ky ishte një sulm ndaj gjithë vendit tonë dhe çdo qytetar e ndjen. Nga pikpamja racionale do te shpall faktet dhe masat dhe themi atë që mendojmë se duhet të bëjmë”, tha Vuçiç.

“Pas vrasjes së fëmijëve, të gjithë ishim në gjendje shoku. Dhe ne, detyra e të cilëve është të jemi gjithmonë të matur, racional, të përgjegjshëm, serioz, ecnim si zombi 24 orë në ditë, duke kërkuar një motiv dhe një arsye, pa mundur t’i gjejmë ato”, tha Vuçiç.

Vuçiç më pas njoftoi një sërë masash që shteti planifikon të marrë.

“Ne do të marrim 1200 policë në 6 muajt e ardhshëm dhe do të transferojmë edhe 1000 policë të tjerë për të kaluar kohën në shkollë, në mënyrë që prindërit të ndjehen të sigurt, që përveç sigurisë, të ketë një polic pothuajse gjithmonë në shkollë, derisa të arrijmë niveli në një vit që ka gjithmonë në shkollë”, tha ai. Nëpërmjet kësaj, jo vetëm që do të rrisim sigurinë, por edhe do ta ulim dhunën e bashkëmoshatarëve në shkollë me 80%,”- shtoi ai.

“Sulmi i natës ishte një sulm terrorist, një akt në të cilin SAJ-ja jonë kishte për detyrë të arrestonte apo neutralizonte një terroristi cili u arrestua dhe nuk do ta shohë më dritën e diellit në liri. Ai nuk do të dalë të burgut”, shtoi ai.

Siç tha ai, qeveria deri sot do të nxjerrë një konkluzion me të cilin do të urdhërojë MPB-në që të bëjë ndryshime urgjente në ligjin për armët dhe municionin.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu