Mbahet nga Mourinho, ky është rekordi që Guardiola synon të thyej sonte

Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, është në ndjekje të një rekordi i cili aktualisht mbahet nga portugezi, Jose Mourinho.

48-vjeçarit i nevojitet me doemos fitorja në ndeshjen e sotshme kundër Newcastle United, për ta bërë të vetin këtë rekord.

Kjo do të jetë ndeshja e 100-të e Guardiolas në Premierligë. Ai deri më tani ka regjistruar 73 fitore. Një fitore eventuale, do ta vendoste atë me një fitore më shumë sesa Mourinho gjatë 100 ndeshjeve të para.

Sigurisht se përveç gëzimit që do të ngushtohej diferenca me Liverpool, Guardiola do t’i gëzohej pa masë edhe thyerjes së rekordit, e sidomos kur dihet se nga kush mbahet ky rekord. /albeu.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu