Mbappe: Më vjen keq që ju zhgënjej

Kylian Mbappe flet për të ardhmen nga grumbullimi me Francën. Në vigjilje të sfidës me Gjermaninë, ylli i “Gjelave”, theksoi se ende nuk e ka marrë një vendim për klubin që do të përfaqësojë sezonin e ardhshëm, ndërsa shtoi se dëshiron të luajë me Francën e Thierry Henry në Olimpiadë.

“Nuk kam asnjë deklaratë rreth së ardhmes, më vjen keq t’ju zhgënjej. Besoj se gjithçka do të vendoset para Europianit. Nuk është se nuk dua ta zbuloj, por nuk kam ende asgjë konkrete.

Në momentin që do të kem diçka konkrete do ta zbuloj publikisht. Tani në këtë pikë të sezonit nuk dua të shpërqëndrohem, ajo që vlen më shumë është arritja e objektivave me Parisin.

Pjesëmarrja në Olimpiadë? Është një objektiv që e kam pasur gjithnjë, por nuk varet vetëm nga unë pasi duhet edhe leja nga klubi. Për momentin nuk kam biseduar me PSG”, u shpreh 25-vjeçari.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu