Mbappe tregon çfarë bisedoi me Neymarin në WhatsApp rreth duelit me Cavanin

Një nga temat më të përfolura në ditët e fundit në futboll ishte ndërhyrja e Edinson Cavanit ndaj Neymarit gjatë miqësores Brazil-Uruguaj.

“Ia dërgova videon Neymarit në WhatsApp, ai qeshi”, ka thënë Mbappe i pyetur për rastin në fjalë.

“Nuk është asgjë. Ishte thjesht një ndërhyrje, ata ishin duke luajtur për vendet e tyre dhe kanë bërë gjënë duhur”.

“Ata nuk u kursyen, nëse aty është një top për t’u fituar, duhet të shkosh për atë”.

“Kjo nuk do t’i ndalojë ata të përqafojnë njëri-tjetrin teksa shënojnë gola për PSG”, deklaroi Mbappe.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu