Mbi 2 mijë vëzhgues vendor dhe të huaj do t’i vëzhgojnë zgjedhjet e 15 korrikut

Mbi 2 mijë vëzhgues vendor dhe të huaj do të vëzhgojnë zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Maqedoninë e Veriut.

Në bazë të kodit zgjedhor dhe afateve të përcaktuara nga KSHZ, sot është dita e fundit deri kur vëzhguesit vendor dhe ndërkombëtar mund të paraqiten për monitorimin e zgjedhjeve.

Deri tani janë akredituar gjithsej 2.148 vëzhgues, prej të cilëve 2.018 vendor dhe 130 të huaj.

Nga ato vendor më të numërt janë OJQ MOST 905, AKSIOS 2017 -797, Civil – Qendra për liri do të ketë 278 dhe Qendra kombëtare rome – Kumanovë 38.

Midis vëzhguesve ndërkombëtarë të akredituar, sipas informacionit të postuar në faqen e internetit të KSHZ-së, 47 janë nga OSBE / ODIHR, Ambasada e SHBA do të ketë 40, IFES katër, Ambasada Franceze 13, Ambasada Hungareze 10, Shqipëria 4, Austri dhe Zvicra 3, Bullgaria dhe Mali i Zi nga 2 dhe ambasadat e Holandës dhe Kanadasë nga një vëzhgues secila.

Për informim nga zgjedhjet deri tani janë akredituar edhe dhjetëra gazetarë të huaj.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu