Mbi 2 milionë euro, specialja kërkon konfiskimin e pasurisë së Gruevskit dhe njerëzve të tij

Prokurorja e Prokurorisë Speciale, Lile Stefanova, në seancën e sotshme për lëndën “Titanik“ kërkoi konfiskimin e pasurisë së patundshme të të akuzuarve ish-kryeministrit Nikolla Gruevski dhe ishshefit të tij të kabinetit, Martin Protugjer, me vlerë prej 34.9 milionë denarë apo mbi 500 mijë euro.

Sipas saj, kjo vlerë e mjeteve financiare në mënyrë të paligjshme ishte mbledhur gjatë fushatës zgjedhore të vitit 2011.

Stefanova shtoi se në zgjedhjet e vitit 2011, 2013 dhe 2014 në të njejtën mënyrë antiligjore janë mbledhur para për partinë.

Nikolla Gruevski dhe Martin Protogjerit ngarkohen me akuzën për përfitim të paligjshëm për financim të fushatës zgjedhore në vitin 2011.

Konfiskim pasurie kërkohet edhe për zgjedhjet e vitit 2013, edhe ate me vlerë prej 41 milionë denarë, por përpos Gruevskit në listën e të akuzuarve janë edhe Ilija Dimovski dhe Leko Ristovski.

Nga të tre këta ka kërkuar edhe konfiskim të pasurisë së patundshme me vlerë nga 62.732.874 për zgjedhjet e vitit 2014. Kjo është shuma e cila i përgjigjet fondeve të mbledhura në mënyrë të paligjshme për fushatat zgjedhore. Seanca e radhës do të vazhdojë për lëndën e PPS-së “Titanik” më 21 maj.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu