Banka Qendrore e Kosovës (BQK) ka publikuar së fundmi të dhënat nga Bilanci i Pagesave, ku vihet në pah roli i fuqishëm i dërgesave financiare nga diaspora në mbështetjen e ekonomisë së vendit.
Sipas këtyre të dhënave, të ardhurat e dërguara nga bashkatdhetarët që jetojnë jashtë Kosovës kanë shënuar rritje të qëndrueshme gjatë muajve të parë të vitit 2025. Deri në fund të marsit, totali i këtyre dërgesave arriti në 291.27 milionë euro, që përfaqëson një rritje prej 3.65% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024.
Vetëm gjatë muajit prill, mërgata kosovare ka dërguar 111.66 milionë euro në vendlindje, duke e çuar totalin katërmujor në 402.93 milionë euro.
Këto shifra dëshmojnë edhe një herë rolin e pazëvendësueshëm të diasporës kosovare në ekonominë kombëtare, veçanërisht në përmirësimin e bilancit të pagesave dhe përkrahjen e konsumit të brendshëm.