Mblidhet Kuvendi: Në rend dite Deklarata e përbashkët kundër vendimit të Hagës

Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot seancë plenare, e cila pritet të nisë në ora 11:00.

Sipas rendit të ditës, deputetët do të shqyrtojnë disa pika, përfshirë miratimin e procesverbaleve nga seancat e mëparshme, betimin e deputetëve dhe miratimin e Deklaratës lidhur me Aktgjykimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës, të datës 16 shtator, transmeton Klankosova.tv.

Në rend dite është edhe zgjedhja e nënkryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës.

Po ashtu, deputetët pritet të shqyrtojnë formimin e komisioneve parlamentare, hap ky i rëndësishëm për funksionalizimin e punës së Kuvendit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu