“Mbreti” i golit, Ronaldo di të shënojë në çdo mënyrë, ja si i ka shënuar 600 golat portugezi (FOTO)

Ronaldo 600! Mjafton kaq për të kuptuar se për çfarë po flasim dhe aq më shumë se për cilin… Pa dyshim për “mbretin” e golave në Europë, sulmuesin që pret të mbyllë sezonin e tij të parë me Juventusin, por që ndërkohë e ka shkruar me gola dhe me paraqitje fenomenale në fushë karrierën e tij.

Në moshën 34-vjeçare, Kristiano Ronaldo arrin një tjetër objektiv madhështor, duke realizuar jo vetëm një gol shumë të bukur, por edhe në një ndeshje speciale për të gjithë tifozët bardhezinj, si ajo kundër Interit.

CR7 është prej vitesh një garanci, duke nisur se i mjaftoi vetëm një sezon i parë si profesionist me Sportingun e Lisbonës që më pas të transferohej te Mançester Junajtid, më pas te Reali i Madridit dhe tashmë te Juventusi, një karrierë e pasur në klube që nga e shtuna ka si kornizë shifrën e 600 golave.

Nga hapat e tij në Portugali e deri më sot në Itali, Ronaldo numëron 5 gola me Sportingun e Lisbonës, 118 me Mançester Junajtid, 450 me Realin e Madridit dhe 27 deri tani me Juventusin, ndërsa kanë mbetur edhe 4 javë nga fundi i Serisë A. Për më shumë, shifrat e luzitanit do të diferencoheshin në 100 gola me kokë (i fundit ndaj Ajaksit në Champions); 392 me të djathtën; 106 me të majtën; 87 nga jashtë zone; 102 me penallti; 46 me goditje dënimi; 126 në Champions etj.

Ndërkohë, nëse do të ndaleshim edhe te viktimat e tij të preferuara në karrierë, skuadra e Sevijes është ajo që është goditur më shumë se kushdo tjetër nga Kristiano Ronaldo (27 gola), e ndjekur nga Atletiko e Madridit me 25 dhe Getafe me 23. Në Europë, pra kur bëhet fjalë për kompeticionet UEFA, si për ironi të fatit, është pikërisht skuadra për të cilën ai luan sivjet, së cilës i ka realizuar më shumë, 10 herë Juventusin. Çfarë mund të bëjë më shumë se kaq një futbollist?!

Foto:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu