Cesar Azpilicueta po cilësohet si njëri nga mbrojtësit më të mirë këtë sezon në Premierligë. Mbrojtësi çdo lojë deri më tani ka qenë startues në skuadrën londineze duke qenë vendimtar në shumë ndeshje për ‘blut’, shkruan GazetaBlic.
Transferimi i fundit i Chelsea, Christian Pulisic është arsyeja për lumturinë e spanjollit.
“Jam shumë i lumtur që Chelsea ka nënshkruar me Pulisic. Ai është një i ri i talentuar dhe do të vij gjatë verës” ka thënë Azpilicueta për faqen zyrtare të Chelsea.
“Për gjashtë muajt e ardhshëm ai do të jetë pjesë e Dortmund, por jam i lumtur që ne do ta kemi atë. Shpresoj se ai do të jetë i mirë me ne” ka thënë tutje ai.
Kujtojmë që aktualisht Chelsea renditet vetëm tri pikë mbi Arsenal.










