Mbyllet mbledhja te Milani, Gatuzo merr urdhrin e ri

Gjatë gjithë ditës së sotme, të gjitha lajmet në Itali kanë bërë me dije se Gatuzo do të konfirmohet deri në fund të sezonit, në stolin e Milanit. Por sipas asaj që raporton “Sky”, trajneri kuqezi është parë të hyjë në selinë e klubit, ku janë të pranishëm drejtuesit e Milanit.

Gazidis, Maldini, Leonardo dhe presidenti Skaloni janë aty dhe presin Gatuzon që të diskutojnë shumë për katër javët e mbetura të Serisë A dhe objektivin Champions.

Gjatë kësaj mbledhje , drejtuesit i kanë kërkuar Gatuzos që përpara mediave të gënjejë dhe mos të shfaqë mërzinë. Ai duhet të mos tolerojë më askënd dhe të nisë t’u tërheqë veshin futbollistëve.

Sipas drejtuesve, sinqeriteti i trajnerit po sillte një mosbesim të madh te grupi që reflektohej në dhomat e zhveshjes dhe në fushën e lojës./Panoramasport.al


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu