Me bluzë transparente në seancën e Kuvendit, ministrja serbe bëhet virale

Ministrja serbe e Bujqësisë, Jelena Tanaskovic është bërë kryefjala e rrjeteve, për shkak të veshjes me të cilën është paraqitur në seancën e Kuvendit Popullor.

Ajo ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve, pasi kishte zgjedhur një bluze transparente, duke marrë pafund komente në Tëitter. Komentuesit janë shprehur në një mendje se ministrja ka thyer kodin e veshjes në asamble.

Sipas mediave vendase, rregullorja për parimet bazë të punës, sjelljes dhe veshjes së punonjësve të Kuvendit Popullor parashikon që personat në listën e pagave të saj të jenë të veshur në mënyrë të përshtatshme dhe të rregullt. Veshjet dhe këpucët e papërshtatshme janë ato që zbulojnë këmbët, dekoltenë, shpinën dhe shpatullat në mënyrë të papërshtatshme.

Ndalohen gjithashtu veshjet që përmbajnë shenja të shkruara ose pikturale (fjalë, shprehje dhe paraqitje grafike) që mund të vënë në dyshim paanshmërinë ose neutralitetin politik të punonjësit. Këpucët me taka shumë të larta dhe të papërshtatshme, si dhe këpucët që ekspozojnë pjesën më të madhe të këmbës, konsiderohen si këpucë të papërshtatshme.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu