Me disa vargje, edhe kjo amerikane ia “mbyll” gojën Daçiqit dhe fushatës së serbëve

Fushatës “Kosovo is Serbia” të mbështetur nga ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçqit po i kundërpërgjigjen kosovarët anembanë botës.

Ata po ia kujtojnë Serbisë që Kosova s’është e tyre, por që shteti ynë është i bukur dhe i shqiptarëve.

Veç kosovarëve që po postojnë imazhe me monedha të huaja në duar që shkruhet “Kosovo is Beautiful”, “Kosovo is Kosovo” dhe “Kosovo is Albania”, edhe një amerikane iu bashkangjit kësaj fushate.

Jordan Dewar, në llogarinë e saj Twitter i është kundërpërgjigjur Daçiqit, në një mënyrë mjaftë kreative. Ajo këtë e ka bërë duke i thurur disa vargjë, ku shkruan:

“Trëndafilat jane te kuq

Kosova është sublime

Shkatërrimi i monedhës amerikane

Është një kr im federal”

Kujtojmë që Daçiq thirrjen “Kosovo is Serbia” e bëri duke shkruar pikërisht në dollarin amerikan.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu