Me qira për 2.5 milionë euro në javë: jahti i ri më i përfolur del në det

E ndërtuar për t’u ofruar 16 të ftuarve një përvojë unike të luksit lundrues, me një klub plazhi, tetë kabina të mëdha dhe një ekuipazh prej 36 vetash.

Sa e vështirë është të ndërtohet nga e para kjo anije ultra elegante dhe mbresëlënëse 115 metra, e cila duket më shumë si një pallat lundrues sesa një varkë kënaqësie? Lürssen, kompania gjermane përgjegjëse për projektimin dhe ndërtimin e anijeve të kënaqësisë dhe anijeve luftarake, jep përgjigjen me Ahpo, një nga jahtet më të admirueshme që lundron në dete.

Vizioni i pashlyeshëm i Lürssen dhe këmbëngulja e jashtëzakonshme për detaje çuan një ekip teknikësh me përvojë për të ndërtuar këtë mega-jaht, i cili tashmë shquhet për dizajnin e tij mahnitës.

Linjat elegante të Ahpo-s dhe profili i tij i mrekullueshëm janë mishërimi i vizionit të dyshes magjike Nuvolari – Renard. Të pandashëm dhe të talentuar, inxhinieri dhe arkitekti detar Carlo Nuvolari dhe stilisti Dan Lenard, të cilët janë spikatur si pikë referimi në botën e dizajnit të jahteve luksoze, e ndërtuan këtë anije madhështore nga e para.

Projekti i tyre ambicioz përfshin tetë kabina të mëdha me estetikë elegante, katër kabina për stafin e qiramarrësve, si dhe akomodim për ekuipazhin prej 36 anëtarësh. Brendësia e saj mahnitëse ofron një dizajn të sofistikuar, i cili merr frymëzim nga bota natyrore. Klubi i madh i plazhit të Ahpo-s ka një hamam me mozaik, pishinë, sauna, dhomë masazhi dhe sallon bukurie. Për eksplorimet në distanca të gjata, helipad-i përpara është i disponueshëm për përdorim gjatë charter-eve, të cilat fillojnë me afro 2.5 milionë dollarë në javë.

E ndërtuar në vitin 2021, ky superjaht mahnitës është projektuar për të ofruar një përvojë të jashtëzakonshme, me hapësira masive të brendshme dhe të jashtme në gjashtë kuvertat e saj.

Ahpo u nxor në shitje në shkurt 2023. Tre muaj më vonë, në maj, ai iu shit për 330 milionë euro të përfolura miliarderit kanadez dhe ish-portierit të hokejit në akull, Patrick Dovigi.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu