Media gjermane: Ky është misioni i Zoran Zaevit

I mandatuari për shefin e qeverisë së ardhshme, Zoran Zaev, të martën ka paraqitur programin e tij qeveritar. Maqedonia të anëtarësohet sa më shpejt të jetë e mundur në BE dhe NATO, tha shefi opozitar duke dhënë një sinjal të fuqishëm dhe apel drejtuar europianëve, shkruan media gjermane “DPA”.

Detyra kryesore e qeverisë së ardhshme është mjerimi social dhe ekonomik i vendit të vogël ballkanik. Qëllimi është rritje mesatare ekonomike prej pesë përqind gjatë katër viteve të ardhshme. Socialdemokrati Zaev ka lidhur aleancë me dy parti shqiptare, duke krijuar një shumicë me 62 nga 120 ulëse.

Pas zgjedhjeve të 11 dhjetorit u mundësua shmangja e krijimit të qeverisë nga partia e Nikola Gruevskit, OBRM-PDUKM. Klika e Gruevskit hetohet për krime masive, korrupcion, shpërdorim dhe kapjen e drejtësisë dhe mediave nga regjimi i tij.

Në ditët vijuese pritet miratimi nga shumica parlamentare e qeverisë së re.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu