Mediat angleze tallen me Romelu Lukakun

Fakte interesante flasim për sulmuesin e Manchester United, Romelu Lukaku. Bomberi belg ka “harruar” të shënojë për ekipin e tij duke sjellë kështu një rekord aspak pozitiv për veten e vet.

Sulmuesi ka 11 ndeshje pa gjetur rrjetën në “Old Trafford” për skuadrën. Goli i tij i fundit daton më 11 mars në ndeshjen e zhvilluar në shtëpi kundër Crystal Palace.

“The Sun” nxjerr disa fakte interesante lidhur me këtë çështje, ku deklaron se 92 milionë foshnje kanë ardhur në jetë që nga koha kur Lukaku ka shënuar golin e fundit për ekipin në shtëpi.

Këto statistika mund të jenë qesharake, por duket se janë shumë serioze për sulmuesin i cili zuri vendin e tretë në kupën e Botës “Rusi 2018” me kombëtaren e tij.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu