Mediat pro BDI-së godasin Këshillin Opozitar

Disa portale të kontrolluara nga BDi kanë sulmuar Këshillin Opozitar në mesin e të cilëve është edhe Kim Mehmeti.

Një nga portalet e tilla shkruan se “Përmbytjet që përfshinë vendbanimet shqiptare qoftë në Shkup dhe Tetovë, sollën reagimin e shumë aktorëve politik, organizatave të ndryshme vendore dhe të huaja dhe gjetkë. Solli edhe reagimin autoriteteve fqinje, Kosovë e Shqipëri po dhe zyrtarëve nga Brukseli, por jo edhe të një Këshilli që e quan veten Këshill opozitar në Maqedoni.”

“Prej tyre jo vetëm që nuk pamë të vizitojnë se çfarë kishte ndodhur në fshatrat e lagjet e përmbytura në mjediset shqiptare, por nuk gjetën kohë as që deklarativisht të thonë nja dy fjalë për këtë tragjedi të rëndë që përfundoi me mbi 20 viktima. Do thoshin: ata janë aktiv vetëm në organizimin e protestave, por edhe ata u dështojnë, ndaj se dimë nëse ky Këshill po funksionon apo është ngatërruar në labirintet e kohës?!”, thuhet në reagimin e këtyre mediave që po publikojnë shkrime për promovimin e aktiviteteve të BDI.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu