Mediat serbe tallen keq me drurin mes deputetëve në studio

Rrahja në mes të deputetëve të parlamentit të Kosovës Milaim Zeka e Frashër Krasniqit ka zënë vend edhe në mediat serbe.

Ato kanë publikuar video nga momenti i përleshjes, derisa kanë raportuar se u ‘shndërrua në ring boksi’ një debat televiziv me kuvendarëve kosovarë.

Debati i ashpër që po zhvillohej në studio televizive në mes të Krasniqit të Vetëvendosjes e Zekës së Nismës, përfundoi me përleshje fizike, kur Krasniqi grushtoi Zekën, përcjell Express.

Krasniqi tentoi disa herë të godiste Zekën në fytyrë, ku Zeka tha se ka marrë lëndime.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu