Menduh Thaçi takim me Zaevin, a do ketë bashkëpunim për zgjedhjet e parakohëshme?

Lideri i PDSH-së, Menduh Thaçi sot është takuar me kryeministrin Zoran Zaev. Siç mëson TS, në këtë takim është biseduar për situatën aktuale në vend si marrja e datës për negocitatat e vendit në BE, zgjedhjet e parakohshme dhe shumë çështje tjera. Pas marrjes së mandatit të kryeministrit Zaev, ka pasur shumë takime mes Thaçit dhe Zaevit, ku Thaçi ka mbështetur qeverinë në shumë sfera si ndryshimi i emrit, votimi i dygjuhësisë dhe shumë çështje tjera në interes të shtetit dhe shqiptarëve.

Me sloganet “Në rrugë të drejtë” dhe “Rimëkëmbje të Maqedonisë”, dy subjektet nga blloku politik maqedonas promovuan fushatën për rishikimin dhe përpilimin e programeve të reja zgjedhore.

LSDM-ja sot nën sloganin në “Në rrugën e drejtë” filloi karvanin e tribunave të hapura dhe publike në të gjithë vendin. Në mbi 20 forume qytetare, sy për sy me qytetarët, do t’i dëgjonë vërejtjet e tyre por edhe do ta prezantojnë punën dy vjeçare në të gjithë shtetit, gjitha rajonet, gjitha komunat dhe çdo vendbanim.

Nga ana tjetër Lideri i VMRO-DPMNE-se Hristijan Mickoski sot prezantoi ekipin i cili sipas tij do ta rimëkëmb shtetin, vazhdon të këmbëngul për zgjedhje të parakohshme parlamentare. Hristijan Mickoski kërkoi që pas datës së mundshme për bisedime të formohet Qeveri teknike, ndërsa më muajin mars vendi të shkoj në zgjedhje të reja.

Ndryshe ditë më parë u publikuan disa anketa për partitë politike dhe trjtingut e liderëve partiak./TS/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu