Merkel: Gjasat për vendim unanim në Samit nuk janë të mira

Kancelarja gjermane Angela Merkel sot paradite gjatë fjalimit të saj në parlamentin gjerman në Berlin, ka përsëritur qëndrimin se vendi i saj mbështet perspektivat evropiane të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.

“Kishte përpjekje që të binden vendet anëtare të BE-së të cilat edhe më tej kanë dilema. Ata vende dëshirojnë që procesin para-qasës ta bëjnë më transparent. Sido që të jetë, shanset për një vendim unanim në Samitin e BE-së i cili fillon sot pasdite, nuk janë të mira”, tha Merkel.

Këshilli Evropian sot dhe nesër, mes tjerash do të debatoj rreth zgjerimit dhe për procesit të stabilizim asociimit lidhur me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu